Krasniqi: Fuqia e shtetit tonë qëndron në zemrat e njerëzve, jo në duart e disave në pushtet
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, pas një tubimi që ka zhvilluar kjo parti në Lipjan, ku janë takuar me nëndegë e qytetarë, ka shkruar se atje kjo parti ka marrë mbështetje. Ai ka thënë edhe se fuqia e shtetit qëndron në zemrat e njerëzve të tij e jo në duart e disave

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, pas një tubimi që ka zhvilluar kjo parti në Lipjan, ku janë takuar me nëndegë e qytetarë, ka shkruar se atje kjo parti ka marrë mbështetje.
Ai ka thënë edhe se fuqia e shtetit qëndron në zemrat e njerëzve të tij e jo në duart e disave në pushtet.
“Lipjan, takim me nëndegë dhe qytetarë: Moblizim. Mbështetje. Fitore!
Fuqia e shtetit tonë qëndron në zemrat e njerëzve të tij, jo në duart e disave në pushtet. Prandaj, me 9 shkurt, bashkë me secilin prej jush, do të tregojmë se Kosova mundet ma mirë”, ka shkruar ai.