Krasniqi takon ambasadorin turk, flasin për zhvillimet politike pas zgjedhjeve
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angilin. Krasniqi tha se me Angilin folën për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 9 shkurti, marrëdhëniet, sipas tij, të shkëlqyera midis dy vendeve dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit. “Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës dhe

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angilin.
Krasniqi tha se me Angilin folën për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 9 shkurti, marrëdhëniet, sipas tij, të shkëlqyera midis dy vendeve dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit.
“Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës dhe për dialogun e hapur që kemi për të ardhmen e vendit tonë”, shkroi Krasniqi.