Kremlini: Nuk ka plane aktuale për një tjetër telefonatë Trump-Putin

Pas bisedimeve SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, Kremlini thotë se rezultatet e takimit janë përcjellë në kryeqytetet e tyre përkatëse dhe aktualisht janë duke u “analizuar”. “Po flasim për bisedime teknike, ku ato hyjnë në detaje, kështu që sigurisht që përmbajtja e atyre bisedimeve definitivisht nuk do të bëhet publike,” deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov [...]Read More...

Kremlini: Nuk ka plane aktuale për një tjetër telefonatë Trump-Putin

Pas bisedimeve SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, Kremlini thotë se rezultatet e takimit janë përcjellë në kryeqytetet e tyre përkatëse dhe aktualisht janë duke u “analizuar”.

“Po flasim për bisedime teknike, ku ato hyjnë në detaje, kështu që sigurisht që përmbajtja e atyre bisedimeve definitivisht nuk do të bëhet publike,” deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë ditore me gazetarë rusë dhe ndërkombëtarë, shkruan BBC.

“Informacionet e bëra në kryeqytetet po analizohen [dhe] ne mund të flasim për mirëkuptimet të arritura më vonë,” shtoi ai.

Në lidhje me mundësinë për një tjetër telefonatë mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, ai deklaroi se nuk ka plane për momentin, por se ajo mund të organizohet shpejt nëse është e nevojshme.

I pyetur nëse kishte tani baza për bisedime trepalëshe, duke përfshirë Ukrainën, Peskov thotë se kjo nuk ishte diskutuar./abcnews.al