Kremlini: Putin dhe Trump e kuptojnë mirë njëri-tjetrin

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka folur për marrëdhëniet midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin. “Udhëheqësit “e kuptojnë mirë njëri-tjetrin, i besojnë njëri-tjetrit dhe synojnë të lëvizin gradualisht drejt normalizimit të lidhjeve”, deklaroi Peskov, shkruan Sky News. Në bisedën e një dite më parë me Donald Trump, Presidenti Rus Vladimir Putin [...]Read More...

Kremlini: Putin dhe Trump e kuptojnë mirë njëri-tjetrin

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka folur për marrëdhëniet midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin.

“Udhëheqësit “e kuptojnë mirë njëri-tjetrin, i besojnë njëri-tjetrit dhe synojnë të lëvizin gradualisht drejt normalizimit të lidhjeve”, deklaroi Peskov, shkruan Sky News.

Në bisedën e një dite më parë me Donald Trump, Presidenti Rus Vladimir Putin ra dakord që në armëpushimin 30 ditor ushtria e tij nuk do të sulmonte objektet e infrastructures energjitike, do të kishte negociata për fundin e Luftës me SHBA dhe Ukrainën  që pritet të nisin me takime që prej të dielës në Lindjen e Mesme si dhe do të diskutonte me Washingtonin për një armëpushim detar dhe të ndalte sulmin në Detin e Zi.

Përtej asaj që ra dakord, Moska nuk pranoi që armëpushimi 30 ditor të ishte një armëpushim I plotë dhe Vladimir Putin tha se kushti kryesor që lufta të ndalej do të ishte që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndalnin në mënyrë të menjëhershme shpërndarjen e ndihmave ushtarake për Ukrainën si dhe dhënien e informacioneve sekrete nga inteligjenca e tyre.

Në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë nuk thuhej dicka e tillë, megjithatë Moska e bëri të qartë se këto ishin kushtet e tyre./abcnews.al