Krimi financiar i ministrit Elbert Krasniqi

Projekti i ndërtimit dhe renovimit të shtëpive për komunitetet jo-shumicë, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të udhëhequr nga Elbert Krasniqi, i kushtoi 10 milionë euro nga buxheti i Kosovës. Listat e përfituesve të këtij granti u vërshuan nga emrat e familjarëve të zyrtarëve e anëtarëve të IRDK-së, partisë së ministrit. Fati i këtij projekti

Krimi financiar i ministrit Elbert Krasniqi

Projekti i ndërtimit dhe renovimit të shtëpive për komunitetet jo-shumicë, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të udhëhequr nga Elbert Krasniqi, i kushtoi 10 milionë euro nga buxheti i Kosovës.

Listat e përfituesve të këtij granti u vërshuan nga emrat e familjarëve të zyrtarëve e anëtarëve të IRDK-së, partisë së ministrit.

Fati i këtij projekti u parashikua qysh kur u anulua pa asnjë njoftim a arsyetim thirrja e 3 majit të 2023-ës.

Nga e njëjta ministri dikush përfitoi grant për shtëpinë e dytë, e disa të tjerë vuajnë në mjerim.

Derisa në listat e përfituesve për ndërtim e renovim të shtëpive pati familjarë të zyrtarëve të ministrisë, e anëtarë të IRDK-së, partisë së ministrit Elbert Krasniqi, mbi 200 pjesëtarë të komuniteteve joshumicë mezi po mbijetojnë në Plemetin të Obiliqit.

Avni Berisha, i cili jeton vetë i 15-ti në një banesë dydhomëshe në kushte të mjerueshme, aplikoi tri herë në MAPL për ndërtim të shtëpisë, por asnjëherë të vetme nuk mori përgjigje në kërkesën e tij.

Banesat kolektive të socialit ai pohon se janë të pabanueshme dhe këtë thotë ta ketë konfirmuar edhe një ekip që kishte ardhur nga ministria.

E një prej qytetarëve që iu dashtë të jepte 30 mijë euro më shumë është Avni Ilazi nga Shtimja, i cili kishte dorëzuar tri herë dokumentet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, përfitoi mbi 46 mijë euro nga e njëjta për ta ndërtuar shtëpinë. 31-vjeçari, i cili jetonte vetë i 17-ti, mezi priti hapjen e themeleve të shtëpisë së tij.

Por gëzimi atij iu pre në gjysmë qysh ditën kur shkoi në Ministri të nënshkruante kontratën për ndërtimin e shtëpisë.

Ndonëse Avniu ishte marrë vesh me një kompani që ta ndërtojë shtëpinë për 38 mijë euro me të gjitha mobiliet, zyrtarët që ia dhanë kontratën patën një kusht.

31-vjeçari thotë se ata ia lëshuan në dorë një letër ku shkruante emri i kompanisë “NB Projekt” me pronar Naim Povataj dhe një numër telefoni që ai detyrohej ta telefononte për t’ia ndërtuar shtëpinë.

Një sinjalizues ka dërguar në emisionin “Kiks Kosova” një fotografi që tregon se ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka blerë 1 hektar tokë mbi hapësirën e Spitalit të Pejës, një nga zonat më të mira të qytetit.

Gazetarja Ardiana Thaçi-Mehmeti ka ngritur pyetje mbi burimin e financimit të kësaj blerjeje, duke kërkuar transparencë nga ministri Krasniqi.

Kjo blerje vjen në kohën kur ai është akuzuar për keqpërdorim të një fondi prej 10 milionë eurosh të dedikuar për komunitetet, duke i orientuar përfitimet vetëm tek familjarët dhe këshilltarët e tij.

Gazetarja Erjona Gjikolli ka theksuar se, nëse lajmi është i vërtetë, atëherë ministri ka blerë tokën në vendin me pamjen më të mirë në Pejë.

Duke qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Albin Kurti për çështjet e komuniteteve, ky zhvillim ka ngritur dyshime dhe kërkesa për hetim mbi financat dhe vendimet e tij. Deri tani, ministri nuk ka dhënë ndonjë sqarim publik mbi këtë çështje.