Krisje totale mes Donnarummas dhe PSG-së – veprimi i fundit i klubit i lë tifozët pa fjalë

Paris Saint-Germain ka lënë Gianluigi Donnarumman jashtë skuadrës për përballjen në Superkupën e Evropës ndaj Tottenham Hotspur që do të zhvillohet në Udine, një sinjal i qartë se epoka e italianit në klub është drejt fundit. Ndeshja zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në ‘Stadio Friuli’, si hapja tradicionale e sezonit mes fituesve të Ligës së […]

Krisje totale mes Donnarummas dhe PSG-së – veprimi i fundit i klubit i lë tifozët pa fjalë

Paris Saint-Germain ka lënë Gianluigi Donnarumman jashtë skuadrës për përballjen në Superkupën e Evropës ndaj Tottenham Hotspur që do të zhvillohet në Udine, një sinjal i qartë se epoka e italianit në klub është drejt fundit.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në ‘Stadio Friuli’, si hapja tradicionale e sezonit mes fituesve të Ligës së Kampionëve dhe atyre të Ligës së Evropës.

Tensioni mes Donnarummas dhe klubit është rritur ndjeshëm, pasi bisedimet për rinovimin e kontratës janë ndërprerë përfundimisht.

Kontrata aktuale e portierit italian përfundon në verën e vitit 2026, çka do të thotë se ai mund të largohet si lojtar i lirë pas këtij sezoni.

PSG, ndërkohë, ka siguruar tashmë zëvendësuesin e tij, duke nënshkruarme Lucas Chevalier.

Nëse Donnarumma kishte shpresuar të luftonte për vendin titullar, Luis Enrique ka dhënë mesazhin e qartë duke mos e përfshirë fare në listën e udhëtimit për Superkupë.

Ky veprim sugjeron se Donnarumma ka luajtur tashmë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e PSG-së, pavarësisht se sezonin e kaluar ndihmoi klubin të fitonte katër trofe, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.

E ardhmja e tij pritet të jetë në Ligën Premier, me Manchester United në rolin e favoritit për nënshkrimin e italianit, përpara Chelseat dhe Arsenalit.

Gjithashtu, interes kanë shfaqur edhe Galatasaray dhe Bayern Munich, ndërsa Inter dhe Juventus pritet ta kenë të vështirë të përballojnë pagën e tij të lartë.