Kriza e intolerancës në Itali: Një milion mesazhe urrejtjeje ndaj grave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara 

Për vitin 2024, një studim i kryer nga Vox, në bashkëpunim me universitetet e Milanos, Barit dhe Romës, zbulon se përdoruesit italianë në X kanë shfaqur urrejtje ndaj gjashtë grupeve të ndryshme: gratë, hebrenjtë, të huajt, myslimanët, personat me aftësi të kufizuara, homoseksualët dhe transeksualët. Ky rezultat i theksuar në edicionin e tetë të Hartës […] The post Kriza e intolerancës në Itali: Një milion mesazhe urrejtjeje ndaj grave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara  appeared first on Albinfo.

Kriza e intolerancës në Itali: Një milion mesazhe urrejtjeje ndaj grave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara 

Për vitin 2024, një studim i kryer nga Vox, në bashkëpunim me universitetet e Milanos, Barit dhe Romës, zbulon se përdoruesit italianë në X kanë shfaqur urrejtje ndaj gjashtë grupeve të ndryshme: gratë, hebrenjtë, të huajt, myslimanët, personat me aftësi të kufizuara, homoseksualët dhe transeksualët. Ky rezultat i theksuar në edicionin e tetë të Hartës së Intolerancës, një projekt që analizon përhapjen e mesazheve të urrejtjes, ka nxjerrë në pah shifra alarmante, transmeton albinfo.ch

Nga janari në nëntor të vitit 2024, numri i mesazheve diskriminuese dhe plot urrejtje ka kaluar një milion, me një përqindje mbizotëruese prej 57% të totalit. Gratë vazhdojnë të jenë grupi më i goditur, duke përbërë 50% të viktimave të gjuhës së urrejtjes. Një fenomen tjetër shqetësues është se një në pesë mesazhe mizogjene (20,81%) vjen nga vetë gratë, një dukuri që tregon një formë të “vetëobjektivizimit” dhe që kërkon më shumë vëmendje për të kuptuar dhe trajtuar urrejtjen gjinore, transmeton albinfo.ch.

Ky studim nxjerr në pah seriozitetin e problemit të intolerancës në internet dhe thekson domosdoshmërinë e ndërhyrjeve për të luftuar përhapjen e mesazheve të urrejtjes.

 

 

The post Kriza e intolerancës në Itali: Një milion mesazhe urrejtjeje ndaj grave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara  appeared first on Albinfo.