Kryeministri dhe Presidentja e Maqedonisë flasin pas tragjedisë

Humbja është shumë e madhe, dhimbja e familjes nuk mund të përshkruhet The post Kryeministri dhe Presidentja e Maqedonisë flasin pas tragjedisë appeared first on Albinfo.

Kryeministri dhe Presidentja e Maqedonisë flasin pas tragjedisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski është shprehur i tmerruar nga tragjedia në Koçan.

Ai tha se kjo është ditë e rëndë për Maqedoninë. “Në këto momente të pikëllimit të thellë, jemi me ata që humbën të dashurit e tyre. Populli dhe Qeveria do të bëjnë gjithçka për të zbutur dhimbjen dhe për të ndihmuar në këto momente të vështira. I bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente, shërbimeve shëndetësore, autoriteteve lokale të ndërmarrin të gjitha masat për të ndihmuar të lënduarit dhe për të dhënë mbështetjen e duhur familjeve të prekura”, thekson Mickoski.

Ai paralajmëroi se gjatë ditës do t’i drejtohet opinionit me më shumë informacione për hapat e ndërmarrë.

Presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovksa Davkova para pak minutash vizitoi të lënduarit në Klinikën për sëmundje kirurgjikale Shën Naumi i Ohrit.

Ajo shprehu keqardhje të thellë për tragjedinë ku humbën jetën shumë të rinj dhe iu uroi shërim të shpejtë të të lënduarve. Ajo tha se ndihmë kanë ofruar autoritetet shëndetësore nga Serbia dhe Bullgaria.

The post Kryeministri dhe Presidentja e Maqedonisë flasin pas tragjedisë appeared first on Albinfo.