Kryeministri japonez i kërkon Trumpit të ‘rimendojë’ tarifat
Kryeministri japonez Shigeru Ishiba deklaroi se ka biseduar me presidentin amerikan Donald Trump duke njoftuar se kanë rënë dakord që të vazhdojnë bisedimet për tarifat e vendosura nga Uashingtoni. Ai gjithashtu u shpreh se i kërkoi Trump të rishqyrtonte vendimin, ndërsa e quan politikën e tij tarifore jashtëzakonisht zhgënjyese. “Japonia ka qenë investitori më i madh në SHBA për pesë vjet [...]Read More...

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba deklaroi se ka biseduar me presidentin amerikan Donald Trump duke njoftuar se kanë rënë dakord që të vazhdojnë bisedimet për tarifat e vendosura nga Uashingtoni.
Ai gjithashtu u shpreh se i kërkoi Trump të rishqyrtonte vendimin, ndërsa e quan politikën e tij tarifore jashtëzakonisht zhgënjyese.
“Japonia ka qenë investitori më i madh në SHBA për pesë vjet rresht dhe politika tarifore do të dëmtojë potencialin investues të kompanive japoneze,” u shpreh ai.
/abcnews.al/