BE në kërkim të tregjeve të reja/ Tarifat e Trump, Von der Leyen: Duam marrëveshje me SHBA, zero tarifa

Bashkimi Europian i është përgjigjur sërish presidentit amerikan Donald Trump për tarifat që ai vendosi ndaj unionit. Shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen  tha blloku po kërkon të bëjë tregti diku tjetër, pas goditjes nga tarifat e Trump. Megjithatë ajo nuk përjashtoi një marrëveshje për partnerët amerikane, teksa tha se BE ka ofruar [...]Read More...

BE në kërkim të tregjeve të reja/ Tarifat e Trump, Von der Leyen: Duam marrëveshje me SHBA, zero tarifa

Bashkimi Europian i është përgjigjur sërish presidentit amerikan Donald Trump për tarifat që ai vendosi ndaj unionit. Shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen  tha blloku po kërkon të bëjë tregti diku tjetër, pas goditjes nga tarifat e Trump.

Megjithatë ajo nuk përjashtoi një marrëveshje për partnerët amerikane, teksa tha se BE ka ofruar zero tarifa për mallrat industriale.

“Ne do të fokusohemi në 83% të tregtisë globale që është përtej Shteteve të Bashkuara. Mundësi të mëdha. Pas marrëveshjeve të bëra tashmë me Meksikën dhe Zvicrën, ne po punojmë në Indi, Tajlandë, Malajzi, Indonezinë dhe shumë vende të tjera”, tha Ursula von der Leyen.

BE në kërkim të tregjeve të reja/ Tarifat Trump, Von der Leyen: Duam marrëveshje me SHBA, zero tarifa. Bashkimi Europian i është përgjigjur sërish presidentit amerikan Donald Trump për tarifat që ai vendosi ndaj unionit.

Shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen  tha blloku po kërkon të bëjë tregti diku tjetër, pas goditjes nga tarifat e Trump. Megjithatë ajo nuk përjashtoi një marrëveshje për partnerët amerikane, teksa tha se BE ka ofruar zero tarifa për mallrat industriale.

“Ne do të fokusohemi në 83% të tregtisë globale që është përtej Shteteve të Bashkuara. Mundësi të mëdha. Pas marrëveshjeve të bëra tashmë me Meksikën dhe Zvicrën, ne po punojmë në Indi, Tajlandë, Malajzi, Indonezinë dhe shumë vende të tjera”, tha Ursula von der Leyen.

Bashkimi Europian po krijon gjithashtu një grup pune për të monitoruar çdo rënie në tregjet e saj që mund të ndodhë me ndryshimin e modeleve tregtare. Von der Leyen tha se grupi i punës do të ndihmojë për të monitoruar çdo rritje të papritur të importeve dhe të mbrojë nga efektet indirekte përmes devijimit të tregtisë.

Shefja e Komisionit Europian theksoi se unioni dëshiron një marrëveshje me administratën e Trump, por po përgatit një listë me masa hakmarrëse nëse është e nevojshme. Pavarësisht masave që shumë vende të botës po ndërmarrin ndaj Shteteve të Bashkuara, presidenti Donald Trump mbrojti planin e tij të tarifave. Ai tha se SHBA po bën diçka që duhet ta kishte bërë dekada më parë dhe u bëri thirrje amerikanëve të mos tregohen të dobët e të mos përhapin panik, pasi rezultati do të jetë madhështor.

Sipas Trump shumë vende po flasin me SHBA, pasi u vendosën parametra të ashpër, por të drejtë. Nje paralajmërim te forte Trump pati per Kinen. Ai tha se nëse Kina nuk i heq tarifat 34% ndaj mallrave amerikane, SHBA do të përgjigjet me tarifa të reja më të larta. Trump i la Kines një afat deri në 8 prill, ndryshe një ditë më vonë, tarifat do të shkojnë ne 50% dhe të gjitha bisedimet me Pekinin do të ndërpriten.

Tregjet globale të aksioneve thelluan humbjet të hënën, një trend që ka vazhduar që pas lajmërimit të tarifave. Aksionet europiane ranë me gati 5% këtë fillim jave ose e thënë ndryshe pësuan një fshirje të 890 miliardë eurove, teksa të njëjtin trend ndoqën edhe aksionet amerikane. Nën presionin e tarifave, edhe aksionet në tregun aziatik pësuan humbje të thellë.

Ekonomitë aziatike janë edhe ndër më të goditurat nga tarifat reciproke me Vietnamin që tariforet në masën 46%, Kinën 34%, Kamboxhia 49%. Këto ekonomi luajnë një rol kyç në zinxhirët e furnizimit të kompanive ndërkombëtare. Ndërkohë euro pa një rritje të hënën kundrejt dollarit amerikan me 0.6%. Javën e kaluar monedha europiane arriti nivelin më të lartë të gjashtë muajve./abcnews.al