Kryeministri Kurti u takua me ekipin e PITF – Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë “Burbuqe Berisha”

Welcome to Kosova Today

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ekipin e PITF – Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Prishtinë “Burbuqe Berisha”, ku pjesëmarrës ishin profesor Zijad Mehiq, regjisor, Doruntina Alishiqi, drejtore artistike e Festivalit, asistente Valentina. Cenaj dhe Dr. Sc. Ilir Bytyçi, kryetar i kabinetit të këshillit drejtues të AAB-së. Profesor Zijad Mehiq dhe ekipi […]

Kryeministri Kurti u takua me ekipin e PITF – Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë “Burbuqe Berisha”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ekipin e PITF – Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Prishtinë “Burbuqe Berisha”, ku pjesëmarrës ishin profesor Zijad Mehiq, regjisor, Doruntina Alishiqi, drejtore artistike e Festivalit, asistente Valentina. Cenaj dhe Dr. Sc. Ilir Bytyçi, kryetar i kabinetit të këshillit drejtues të AAB-së.

Profesor Zijad Mehiq dhe ekipi i tij shpalosën planet e reja të PITF dhe zhvillimet më të fundit të programit. Ekipi i PITF-së e informoi kryeministrin për programin e këtij viti, i cili shënon edicionin e tetë dhe për të cilin kanë marrë më shumë se 100 aplikime nga vende të ndryshme të botës.

Festivali do të shërbejë edhe si një platformë për të njohur më mirë trashëgiminë kulturore të vendit tonë.

Kryeministri përgëzoi ekipin për punën e shkëlqyer. Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje të tjera zhvillimore që kanë të bëjnë me artin skenik në Kosovë, por edhe u përkujtua autori i njohur nga Sarajeva, Abdulah Sidran, i cili ndërroi jetë tre javë më parë.

PITF po inkurajon zhvillimin e Teatrit, krijimin e kornizave të reja skenike dhe promovimin e artit dhe kulturës së Kosovës në botë, duke e ngritur veprën dhe emrin “Burbuqe Berisha” si një nga figurat e rëndësishme të artit skenik. të cilën e humbëm në tetor 2021.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryeministri Republik Kosov Albin Kurti Festivali Teatrit Prishtin Burbuqe Berisha Zijad Mehiq Doruntina Alishiqi Festivalit Valentina Cenaj Profesor Ekipi Sarajeva Abdulah Sidran

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryeministri Republik Kosov Albin Kurti Festivali Teatrit Prishtin Burbuqe Berisha Zijad Mehiq Doruntina Alishiqi Festivalit Valentina Cenaj Profesor Ekipi Sarajeva Abdulah Sidran

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online