Kryeprokurori Isufaj takohet me shefin e EULEX’it, nënshkruajnë marrëveshje për një donacion
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim pune Shefin e Misionit të EULEX’it, Giovanni Pietro Barbano, me bashkëpunëtorët e tij. Në komunikatë thuhet se Isufaj dhe Barbano kanë zhvillur “diskutime të frytshme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”. “Konkretisht në

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim pune Shefin e Misionit të EULEX’it, Giovanni Pietro Barbano, me bashkëpunëtorët e tij.
Në komunikatë thuhet se Isufaj dhe Barbano kanë zhvillur “diskutime të frytshme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”.
“Konkretisht në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorisë Speciale dhe Misionit EULEX, si dhe për mbështetjen e këtij Misioni në ruajtën e pavarësisë institucionale. Nga ana tjetër Shefi i EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano, duke e vlerësuar punën e Prokurorisë Speciale, theksoi se institucioni që ai drejton brenda mandatit të tij do të vazhdojë mbështetjen për Prokurorinë Speciale në promovimin dhe forcimin e sundimit të ligjit.”
Gjatë këtij takimi ata janë dakorduar që EULEX të japë donacion një veturë për Prokurorinë Speciale.
“Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit nënshkruan edhe marrëveshje për pranimin e një donacioni, konkretisht një veture dhuruar nga Misioni EULEX, për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.”
Isufaj e falënderoi Barbanon për këtë donacion.
“Kryeprokurori Isufaj falënderoi Misionin ELUEX për dhurimin e kësaj veture, e cila do të përdoret për nevojat e Prokurorisë Speciale, duke vlerësuar rolin, përkushtimin dhe mbështetjen e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhënë në vazhdimësi për institucionin e Prokurorisë Speciale, si dhe duke shprehur gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me qëllim të arritjes së sukseseve të përbashkëta.”