Zyra e Kryeprokurorit reagon pasi Specialja ngriti aktakuzë për sulmin ndaj Jasharajve

Kryeprokurori i Shtetit përmes një komunikate për media ka vlerësuar angazhimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të tjera zbatuese të ligjit, të cilat kanë qenë të angazhuara në të gjitha fazat e procedurës penale, që nga hetimi e deri te ngritja e aktakuzës ndaj 35 personave për krime lufte, të kryera në lagjen e Jasharëve në fshatin Prekaz të Komunës së Skenderajt.
“Ky është njëri nga rastet më të ndjeshme dhe më të rënda të ndodhura gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe vënia para përgjegjësisë e urdhërdhënësve dhe autorëve të këtyre krimeve ka qenë dhe mbetet mision i institucionit të Prokurorit të Shtetit për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë”, thuhet në komunikatë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



