Kryetari i Shoqatës së konsumatorëve: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të përfshijë çdo sektor si “cunami”

Kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve, Selatin Kaqaniku, ka paralajmëruar për pasojat e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se nuk është vetëm një mendim, por një bindje e thellë se kjo rritje do të shkaktojë turbulenca të mëdha në tregun e prodhimeve, mallrave dhe shërbimeve. ‘’ Jam  tejet i sigurt se ngritja e

Kryetari i Shoqatës së konsumatorëve: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të përfshijë çdo sektor si “cunami”


Kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve, Selatin Kaqaniku, ka paralajmëruar për pasojat e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se nuk është vetëm një mendim, por një bindje e thellë se kjo rritje do të shkaktojë turbulenca të mëdha në tregun e prodhimeve, mallrave dhe shërbimeve.

‘’ Jam  tejet i sigurt se ngritja e çmimit të energjisë elektrike do të shkaktojë turbulenca të mëdha në tregun e prodhimeve, mallrave e shërbimeve’’, tha Kaqaniku për FrontOnline.

Ai  tha se vala e shtrenjtimeve do të zhvillohet sipas efektit “domino”, duke përfshirë çmime të larta në të gjitha fushat, sektorët dhe degët e ekonomisë. Kaqaniku shtoi se ngritja e çmimeve do të prekë të gjithë, dhe do të ketë edhe ngritje abuzive të çmimeve, nga ata që historikisht janë marrë me veprime të tilla të ndaluara.