Kryetari i Shoqatës së Mullistëve: Nëse rritet çmimi  i energjisë elektrike, rritet edhe çmimi i bukës

Bashkim Zejnullahi, kryetar i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, ka shprehur shqetësimin e tij se një rritje e mundshme prej 35% e çmimit të energjisë mund të “ngufatë” industrinë e mullistëve dhe prodhuesve të tjerë ushqimorë. ‘’Dëgjova që pritet rritje e rrymës për 35%. Kjo e ngufatë komplet industrinë, sigurisht që do të ketë ndikim

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve: Nëse rritet çmimi  i energjisë elektrike, rritet edhe çmimi i bukës


Bashkim Zejnullahi, kryetar i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, ka shprehur shqetësimin e tij se një rritje e mundshme prej 35% e çmimit të energjisë mund të “ngufatë” industrinë e mullistëve dhe prodhuesve të tjerë ushqimorë.

‘’Dëgjova që pritet rritje e rrymës për 35%. Kjo e ngufatë komplet industrinë, sigurisht që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë ‘’, tha Zejnullahi për FrontOnline

Ai ka thënë se rryma është indikatori i prodhimit dhe ka theksuar se çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike do të rrisë automatikisht çmimin e bukës, pasi të gjithë bukëpjekësit përdorin energjinë elektrike për pjekjen e bukës.

‘’Rryma është indikatori i prodhimit dhe sigurisht se rritet edhe çmimi i bukës. Nëse rritet çmimi i rrymës, të gjithë bukëpjekësit pjekjen e bukës e bëjnë me rrymë, kështu që normalisht që do të ketë ndikim të madh’’, deklaroi Zejnullahi

Zejnullahi e ka konsideruar këtë rritje si ekstreme që mund të dëmtojë jo vetëm industrinë e mullistëve, por të gjitha bizneset

‘’Me të vërtetë 35 % s’ka teori, është çmim ekstrem dhe mendoj se do ta ngufasë çdo industri’’, përfundoi Zejnullahi.