Kryeziu: Kushtëzimi i draft-Asociacionit në Kushtetuese në shpërputhje me atë që është votuar në Asamblenë Parlamentare

Welcome to Kosova Today

Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Taulant Kryeziu thotë për “Front Online” se kushtëzimi i draft-Asociacionit në Kushtetuese si kusht për antëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) është në shpërputhje me atë që është votuar në Asamblenë Parlamentare. Sipas Kryeziut, çështja e themelimit të Asociacionit edhe nga juristët eminent, edhe nga raporti i […]

Kryeziu: Kushtëzimi i draft-Asociacionit në Kushtetuese në shpërputhje me atë që është votuar në Asamblenë Parlamentare


Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Taulant Kryeziu thotë për “Front Online” se kushtëzimi i draft-Asociacionit në Kushtetuese si kusht për antëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) është në shpërputhje me atë që është votuar në Asamblenë Parlamentare.

Sipas Kryeziut, çështja e themelimit të Asociacionit edhe nga juristët eminent, edhe nga raporti i Bokoyannis, më pastaj edhe nga Komiteti për çështje politike dhe demokraci, edhe nga Asambleja Parlamentare është përkufizuar si ‘kriter i pas anëtarësimit’ mirëpo tash një kushtëzim I tillë edhe nga vendet mbështetëse të Kosovës.

“Pas votimit apo mbështjetjes me mbi një shumicë të kualifikuar që Kosova ka marrë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropë, çështja e themelimit të Asociacionit edhe nga juristët eminent, edhe nga raporti i Bakoyannis, më pastaj edhe nga Komiteti për çështje politike dhe demokraci, edhe nga Asambleja Parlamentare është përkufizuar si ‘kriter i pas anëtarësimit’. Tanimë në votimin final ajo që quhet vota e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të KiE-së apo takimi të ministrave ku është hapi final ku Kosova duhet të ketë një shumicë prej 2/3, pra një shumicë të kualifikuar për të marrë anëtarësimin është vendos kushtëzim dërgimi i draftit të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese, i cili duhet thënë që është në shpërputhje me atë që është votuar në Asamblenë Parlamentare, por tanimë është kushtëzim dhe është kushtëzim nga vendet e fuqishme si Franca, Gjermania, nga vendet njohëse”, theksoi ai.

Për Kryeziun nuk priten rezultate pozitive në këtë drejtim duke parë qasjen e palës kosovare edhe pse anëtarësimi do të përbente hapin më të rëndësishëm pas deklaratës së shpalljes së Pavarësisë dhe vendimit të GJND-së.

“Ne e kemi parë qëndrimin e Kosovës në këtë drejtim, prandaj duket që është e pamundur që të ketë mbështetje nga vendet kryesore përpara se Kosova ta dërgojë draftin në Kushtetuese. Ne po shohim që nga pala kosovare ka një qëndrim të prerë nga kryeministri se kriteret janë përmbushur siç thotë vetë raporti edhe i Asamblesë Parlamentare, kështu që nuk shoh ndonjë lëvizje pozitive në këtë drejtim. Duhet thënë që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të përben hapin më të rëndësishëm pas deklaratës së shpalljes se Pavarësisë dhe vendimit të GJND-së. Anëtarësimi në KiE është një nga hapat më të rëndësishëm që do të bënte Kosova në fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Mendoj se mos anëtarësimi nuk është lajm i mirë”, tha tutje ai.

Kryeziu sqaron se Komiteti i Ministrave zakonisht mbanë një sesion vjetor të zakonshëm rreth datës simbolike të 5 majit, duke lënë të hapur mundësinë e mbajtjes, nëse rrethanat e kërkojnë këtë, edhe një takim të dytë gjatë vitit.

“E shoh problematike pa ecur në këtë drejtim që mund të ketë ndonjë lajm pozitiv para vitit tjetër, nëse ndërkohë Kosova nuk gjen një modalitet për ta adresuar këtë kërkesë tanimë që e kanë edhe partnerët tanë, të cilët kanë qenë mbështetës në Asamblenë Parlamentare mirëpo tash është vendos si kusht për votim final që përkundër asaj që thuhet që do të jetë kriter pas anëtarësimit. Pra, ashtu thuhet në opinionin e Asamblesë Parlamentare të KiE, tanimë është vendosur si kushtëzim dërgimi I draftit në Gjykatën Kushtetuese për para marrjes së mbështetjes nga ana e Komitetit të Ministrave”, tha Kryeziu për Front Online.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Taulant Kryeziu Front Online Asociacionit Kushtetuese Kosov Evrop Asamblen Parlamentare Sipas Kryeziut Bokoyannis Komiteti Asambleja Kosova Bakoyannis Tanim Gjykat Franca Gjermania Kryeziun Pavar Asambles Duhet Mendoj Ministrave Komitetit

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Taulant Kryeziu Front Online Asociacionit Kushtetuese Kosov Evrop Asamblen Parlamentare Sipas Kryeziut Bokoyannis Komiteti Asambleja Kosova Bakoyannis Tanim Gjykat Franca Gjermania Kryeziun Pavar Asambles Duhet Mendoj Ministrave Komitetit

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online