Kryeziu: OKB-ja e ka Gjykatën për krime lufte dhe për gjenocid, padia s’mund të bëhet në KiE

Welcome to Kosova Today

Ish- gjyqytari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, thotë se nuk mund të bëhet një padi e tillë edhe pas antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kryeziu për Front Online tha se është një gjykatë tjetër e veçantë për gjenocid, çështje kjo që shkon përmes OKB-së ,sepse Strasbugu merret vetëm me mbrojtjen e […]

Kryeziu: OKB-ja e ka Gjykatën për krime lufte dhe për gjenocid, padia s’mund të bëhet në KiE


Ish- gjyqytari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, thotë se nuk mund të bëhet një padi e tillë edhe pas antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryeziu për Front Online tha se është një gjykatë tjetër e veçantë për gjenocid, çështje kjo që shkon përmes OKB-së ,sepse Strasbugu merret vetëm me mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

“Këto janë probleme të natyrës ndërkombëtare, sa kom njohuri, unë e di që nuk mund të bëhet një padi e tillë, duhet me qenë një gjykatë tjetër e veçantë për gjenocid. Strasburgu është veç për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, e kjo shkon nëpërmjet OKB-së. OKB-ja e ka gjykatën për krime lufte, për gjenocid e për të gjitha këto. Përndryshe kjo është ekskluzivisht në Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut”, tha Kryeziu.

Poashtu, Kryeziu thekson se gjykata e Strasburgut është një lloj gjykate Kushtetuese, ku nuk pranohen kërkesat kolektive apo organizative.

“Si kërkesë kolektive apo organizative që hyjnë në Gjykatë Kushtetuese nuk ka mundësi, sepse Strasburgu ose Gjykata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut është njëfarë lloj Gjykate Kushtetuese, sikurse Gjykata jonë që është. Sa kom njohuri unë, nuk kanë të drejtë të kërkojnë në një Gjykatë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut të bëjnë kërkesë për gjenocid”, tha Kryeziu për Front Online.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Gjykat Kushtetuese Kosov Kadri Kryeziu Evrop Front Online Strasbugu Drejtave Lirive Njeriut Strasburgu Mbrojtjen Poashtu Strasburgut Gjykata Gjykate

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Gjykat Kushtetuese Kosov Kadri Kryeziu Evrop Front Online Strasbugu Drejtave Lirive Njeriut Strasburgu Mbrojtjen Poashtu Strasburgut Gjykata Gjykate

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online