Kufizime në shërbimet bankare gjatë fundjavës, ja çfarë duhet të dini

Kufizime në shërbimet bankare gjatë fundjavës, ja çfarë duhet të dini

Qytetarët dhe bizneset duhet t’i planifikojnë me kohë pagesat, pasi gjatë 7 dhe 8 nëntorit do të ketë ndërprerje dhe kufizime në disa shërbime bankare.

Sipas Shoqatës së Bankave të Maqedonisë, kufizimet lidhen me përshtatjet teknike për zbatimin e standardeve të reja në sistemin e pagesave, që hyjnë në fuqi më 9 nëntor.
Stopanska Banka – Shkup do të pranojë krijimin e urdhërpagesave përmes e-banking deri sot në orën 14:00.
Ndërkaq, kartelat, pagesat në POS-terminale dhe shërbimet e bankomateve do të funksionojnë normalisht.
NLB Banka nga sot në orën 10:00 do të kufizojë shërbimet e internet- dhe mobile-banking gjatë gjithë fundjavës. Deponimi i parave në bankomate nuk do të jetë i mundur, ndërsa tërheqjet dhe pagesat me kartela do të vazhdojnë normalisht.
Nga e hëna, 9 nëntor, fillon zbatimi i urdhërpagesave dhe kodeve të reja të pagesave, si dhe përdorimi i llogarive në formatin IBAN. Numrat ekzistues të llogarive nuk ndryshojnë.
Shoqata e Bankave u bën thirrje qytetarëve që t’i kryejnë me kohë pagesat dhe të përcjellin njoftimet e bankave të tyre.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.