Kunati i vik*timës tregon se si u kërcënuan nga pronari i furrës: Ishalla nuk zatetemi

Një vrasje e dyfisht dje ka tronditur Vushtrrinë, ku mbeti e vrarë një grua 42 vjeçare dhe dorasi pastaj vrau veten. E ndjera, Nexhmije Haradini, është varrosur sot dhe kunati i saj ka rrëfyer të raporteve të mëhershme me dorasin, pronar i furrës ku e ndjera kishte punuar më parë. Ai ka rrëfyer se para

Kunati i vik*timës tregon se si u kërcënuan nga pronari i furrës: Ishalla nuk zatetemi

Një vrasje e dyfisht dje ka tronditur Vushtrrinë, ku mbeti e vrarë një grua 42 vjeçare dhe dorasi pastaj vrau veten.

E ndjera, Nexhmije Haradini, është varrosur sot dhe kunati i saj ka rrëfyer të raporteve të mëhershme me dorasin, pronar i furrës ku e ndjera kishte punuar më parë.

Ai ka rrëfyer se para ngjarjes vëllai i tij kishte marrë kërcënime nga pronari i furrës, duke i thënë “ishalla nuk zatetemi”.

“Ka punu tetë vite. E ka largu nga puna disa herë. Tash së fundmi e ka lut prap me u kthy në punë, ajo ka hi në gjellëtore tjetër me punu. Nuk ka pas arsye tjetër veç xhelozia pse me hi me punu në tjetër vend. Vëllai na ka tregu pram që i ka thanë pronari atij “ishalla nuk zatetemi”, vëllai nuk na ka tregu këtë ka mendu që e ka thënë në nervoz të sipër. Ka mujt me kanë edhe vëllai jem viktima se ai e ka hup vetëdijen e kontrollën”, tha ai për Veriu.info.