“Kurti e konsideron veten se do të jetë një nga figurat politike që do të përmendet për shumë vjet” – Kastrati
Qëndron Kastrati në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin ka treguar për arsyet e largimit nga Vetëvendosja. Ai ka treguar se e ka vrejtur një tendencë të kryeministrit Kurti që ka dëshiruar të ndërtojë një personalitet i cili do t’i prishë mardhëniet me Bashkimi Evropian, raporton Gazeta10. “Unë kam pritur se
Qëndron Kastrati në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin ka treguar për arsyet e largimit nga Vetëvendosja.
Ai ka treguar se e ka vrejtur një tendencë të kryeministrit Kurti që ka dëshiruar të ndërtojë një personalitet i cili do t’i prishë mardhëniet me Bashkimi Evropian, raporton Gazeta10.
“Unë kam pritur se Kurti do të ketë një gjuhë të tillë por jo që në mandatin e dytë, sepse arroganca nuk përkrahet nga shoqëria dhe nuk konsiderohet si dicka që ne dojmë me pas në diskursin politik, e qa më pak udhëheqësit e këtij vendi”, tha ai për Kanal10.
Kastrati shton se Kurti pretendon se do të jetë nga figurat politike që do të përmendet për shumë vite./Gazeta10