Kurti flet me Tërnavën për vra*sjet: Ka informacione se ka gjyqtarë që ndajnë drejtësi “bazuar në çehret e palëve”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ishte në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit. Me kreun e BIK-ut, Naim Tërnavën, ai diskutoi për çështjen e vrasjeve në Kosovë. Pasi i përmendi si zakonisht prokurorët, në fillim të kritikës së tij, ai u ndal të flasë për gjyqtarët. “Sa i përket gjyqtarëve, nga përvojat

Kurti flet me Tërnavën për vra*sjet: Ka informacione se ka gjyqtarë që ndajnë drejtësi “bazuar në çehret e palëve”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ishte në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit.

Me kreun e BIK-ut, Naim Tërnavën, ai diskutoi për çështjen e vrasjeve në Kosovë.

Pasi i përmendi si zakonisht prokurorët, në fillim të kritikës së tij, ai u ndal të flasë për gjyqtarët.

“Sa i përket gjyqtarëve, nga përvojat që kemi dhe informacionet që i marrim, ka jo pak gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë nuk bazohen te provat materiale dhe dëshmitë e tjera në proces, por edhe në çehret e palëve. E, nuk mund të ndash drejtësi nëse në momentet vendimtare ua këqyrë çehret palëve. Pra, kush është aty më i fuqishëm, kush është më agresiv, e me e këqyrë me e gjetë njëfarë mesi. Drejtësia e gjyqtarit nuk është mesi midis palëve – atë e bën ndërmjetësuesi në negociata. A drejtësia ish dashtë me ua dhanë hakun”, tha Kurti.

Ai i përmendi edhe përmbajtjet në rrjetet sociale, që sipas tij po nxisin dhunë