Kurti: Gjermania vazhdon të jetë një nga partnerët, aleatët dhe miqtë më të rëndësishëm të Kosovës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e ambasadës gjermane është shprehur se Gjermania vazhdon të jetë një nga partnerët, aleatët dhe miqtë më të rëndësishëm të Kosovës, transmeton albinfo.ch. Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me rastin e emërimit të drejtorit të ri ekzekutiv të […] The post Kurti: Gjermania vazhdon të jetë një nga partnerët, aleatët dhe miqtë më të rëndësishëm të Kosovës appeared first on Albinfo.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e ambasadës gjermane është shprehur se Gjermania vazhdon të jetë një nga partnerët, aleatët dhe miqtë më të rëndësishëm të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me rastin e emërimit të drejtorit të ri ekzekutiv të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli.
Në fjalën e tij, Kurti tha se Gjermania ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga partnerët, aleatët dhe miqtë më të rëndësishëm.
“Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht se si është rritur bashkëpunimi ynë – nga ndërtimi i paqes dhe zhvillimi demokratik, e deri te formësimi i tanishëm i progresit ekonomik së bashku,” ka thënë ai.
Ai shtoi se Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, si platformë për biznes, ka shërbyer si urë lidhëse ndërmjet vendeve dhe kompanive.
The post Kurti: Gjermania vazhdon të jetë një nga partnerët, aleatët dhe miqtë më të rëndësishëm të Kosovës appeared first on Albinfo.