Kurti i dërgon telegram ngushëllimi familjes Qerkini
Kryeministri Albin Kurti, u ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Qerkini, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, Bajram Qerkini. Duke ndarë dhimbjen me familjen Qerkini, kryeministri Kurti, në letrën e tij shkruan se baci Bajram ishte shembull i përkushtimit në kërkimin e së vërtetës për të zhdukurit gjatë luftës. “Bajram

Kryeministri Albin Kurti, u ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Qerkini, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, Bajram Qerkini.
Duke ndarë dhimbjen me familjen Qerkini, kryeministri Kurti, në letrën e tij shkruan se baci Bajram ishte shembull i përkushtimit në kërkimin e së vërtetës për të zhdukurit gjatë luftës.
“Bajram Qerkini ishte simbol i forcës dhe durimit të prindit. Si Kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, ai e shndërroi dhimbjen e tij personale në kauzë të përbashkët. Ai u angazhua edhe në nivel institucional, si përfaqësues i shoqatave të familjarëve në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur”, thuhet në telegramin e kryeministrit Kurti. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij, ai u shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe që ndanë rrugëtimin me të.