Kurti: Jem krah Ukrainës në luf*tën e saj për liri dhe demokraci
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në platformën “X” për përvjetorin e tretë të pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse. Kurti ka thënë se kjo një ngjarje ka shkaktuar vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike. Ai ka përmendur edhe solidaritetin e Kosovës me tragjedinë

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në platformën “X” për përvjetorin e tretë të pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse.
Kurti ka thënë se kjo një ngjarje ka shkaktuar vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike.
Ai ka përmendur edhe solidaritetin e Kosovës me tragjedinë ukrainase si pritjen që u ka bërë Kosova gazetrëve ukrainas dhe dërgimin e pajisjeve ushtarek si ndihmë atje.
“Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci”, ka shkruar Kurti, pa thënë ndonjë gjë rreth zhvillimeve të fundit për ndaljen e luftës atje.
“Sot është përvjetori i tretë i pushtimit rus të Ukrainës – një ngjarje që ka shkaktuar vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike.
Në Kosovë, një vend që është përballur gjenocid, ne e kuptojmë thellë dhimbjen dhe rezistencën e popullit ukrainas. Solidariteti ynë nuk është vetëm me fjalë, por edhe me veprime – të presim gazetarë ukrainas në vendin tonë, të dërgojmë pajisje ushtarake dhe së bashku me aleatët tanë si Britania e Madhe, të kontribuojmë në trajnimin e ushtarëve ukrainas.
Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci” ka shkruar Kurti.