Kurti ka takuar veprimtarë të viteve 1968 dhe 1981

Welcome to Kosova Today

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar mbi 20 veprimtarë të viteve 1968 dhe 1981, dikur studentë e të burgosur politikë të regjimit të Serbisë. Në njoftimin për media nga Qeveria e vendit, thuhet se duke diskutuar e kujtuan përndjekjen politike, torturat e tmerrshme, dhunën sistematike që regjimi i Jugosllavisë dhe pastaj i Serbisë ushtroi […]

Kurti ka takuar veprimtarë të viteve 1968 dhe 1981

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar mbi 20 veprimtarë të viteve 1968 dhe 1981, dikur studentë e të burgosur politikë të regjimit të Serbisë.

Në njoftimin për media nga Qeveria e vendit, thuhet se duke diskutuar e kujtuan përndjekjen politike, torturat e tmerrshme, dhunën sistematike që regjimi i Jugosllavisë dhe pastaj i Serbisë ushtroi mbi aktivistë e veprimtarë shqiptarë.

“Po ashtu ata kujtuan dhe masakrat e shumta të cilat po shënojnë këtë vit 25-vjetorin e tyre, u theksua domosdoshmëria e dokumentimit – në mënyrë shkencore – të krimeve të shumta të para dhe gjatë luftës, përfshirë këtu edhe torturat që aktivistët shqiptarë kanë përjetuar në burgje. Në këtë drejtim, veprimtarët dhe ish të burgosurit politikë mund të luajnë një rol të rëndësishëm”, thuhet në njoftimin nga qeveria e vendit.

Tutje vazhdon njoftimi se në këtë takim u potencua rëndësia e informimit të brezave të rinj në lidhje me kauzën që kanë ndjekur të burgosurit politikë, ndikimin e demonstratave të viteve 1968, 1981, 1989 dhe 1997, dhe rolin e tyre në mobilizimin e shoqërisë për çlirim dhe Republikë.

“Në këtë takim të përbashkët, përkrah kryeministrit ishte edhe Drejtori i Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës, Atdhe Hetemi”, përfundon njoftimi.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryeministri Kosov Albin Kurti Serbis Qeveria Jugosllavis Tutje Republik Drejtori Institutit Krimet Kryera Atdhe Hetemi

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryeministri Kosov Albin Kurti Serbis Qeveria Jugosllavis Tutje Republik Drejtori Institutit Krimet Kryera Atdhe Hetemi

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online