Kurti: Katër shtetas të Kosovës të lënduar nga zjarri në hotelin në Vlorë, jemi të tronditur

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se katër shtetas të Kosovës janë lënduar si pasojë e një zjarri që përfshiu një hotel në Vlorë.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Kurti u shpreh i “tronditur”, ndërsa tha se po e monitorojnë nga afër gjendjen e të lënduarve nga Kosova.
“Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkroi ai
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



