Kurti kërkon nga kancelarit Scholz mbështetje për anëtarësim në KiE

Welcome to Kosova Today

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Kurti ka njoftuar në platformën X se Gjermania ka mbështetur dhe po mbështet Kosovën. Kryeministri po ashtu ka thënë se ia ka rikonfirmura Scholzit angazhimin për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen Bazë. “Në një bisedë me Kancelarin Scholz, shpreha mirënjohjen […]

Kurti kërkon nga kancelarit Scholz mbështetje për anëtarësim në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kurti ka njoftuar në platformën X se Gjermania ka mbështetur dhe po mbështet Kosovën.

Kryeministri po ashtu ka thënë se ia ka rikonfirmura Scholzit angazhimin për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen Bazë.

“Në një bisedë me Kancelarin Scholz, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën që Gjermania do të mbështesë kandidaturën tonë në Këshillin e Evropës në përputhje me rekomandimet e PACE. Po ashtu, rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti.

Ditë më parë Kurti kishte deklaruar se po punojnë që edhe Gjermania në Këshillin e Ministrave të reflektojë vullnetin e saj pozitiv edhe te të tjerët.

“Ne po e ndihmojmë Gjermaninë që të na ndihmojë neve dhe në këtë mënyrë Kosova të bëhet anëtare e 47-të e Këshillit të Evropës”, kishte deklaruar Kurti.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryeministri Kosov Albin Kurti Kancelarin Gjermanis Scholz Gjermania Scholzit Evrop Ministrave Gjermanin Kosova

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryeministri Kosov Albin Kurti Kancelarin Gjermanis Scholz Gjermania Scholzit Evrop Ministrave Gjermanin Kosova

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online