Kurti: Konsultimet për formimin e qeverisë do t’i nisim pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se do të presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, e pastaj do t’i nisin konsultimet për formimin e qeverisë së re, përcjell albinfo.ch. Lidhur me këtë, Kurti u pyet të premten nga KP-ja pasi mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës […] The post Kurti: Konsultimet për formimin e qeverisë do t’i nisim pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve appeared first on Albinfo.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se do të presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, e pastaj do t’i nisin konsultimet për formimin e qeverisë së re, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me këtë, Kurti u pyet të premten nga KP-ja pasi mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 45-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Numërimi i votave të zgjedhjeve të përgjithshme ka përfunduar të mërkurën e 5 marsit.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, më pas Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe e katërta, sipas votave, është koalicioni AAK-Nisma.
The post Kurti: Konsultimet për formimin e qeverisë do t’i nisim pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve appeared first on Albinfo.