Kurti kujton Papa Françeskun: Ishte zë i guximshëm për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Papa Françeskut, duke e cilësuar atë si një figurë frymëzuese të përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë. Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë. Ai e përshkroi Papën si […] The post Kurti kujton Papa Françeskun: Ishte zë i guximshëm për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare appeared first on Albinfo.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Papa Françeskut, duke e cilësuar atë si një figurë frymëzuese të përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë. Ai e përshkroi Papën si një udhëheqës shpirtëror të 1.4 miliardë katolikëve që mbeti zë i palëkundur për paqen dhe të drejtat e të margjinalizuarve, transmeton albinfo.ch.
“Si Papa i parë joevropian pas më shumë se 1200 vitesh, ai shënoi një kthesë të madhe në historinë e Kishës Katolike”, shkroi Kurti.
Kreu i Qeverisë së Kosovës kujtoi gjithashtu takimin me Papën më 22 qershor 2023 në Vatikan, të cilin e vlerësoi si një nga momentet më të rëndësishme të mandatit të tij. “Ai fliste me dashuri për paqen dhe me dhembshuri për popujt. Është një takim që do ta kujtoj gjithmonë,” shtoi Kurti.
Papa Françesku ndërroi jetë të hënën, më 21 prill, në moshën 88-vjeçare, sipas njoftimit zyrtar të Vatikanit. Lajmin e bëri publik Kardinali Farrell. Ai ishte zgjedhur Papë në vitin 2013, pas dorëheqjes së Benediktit XVI.
The post Kurti kujton Papa Françeskun: Ishte zë i guximshëm për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare appeared first on Albinfo.