Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë, flasin për planet destabilizuese të Serbisë në Kosovë
Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti mbledhje sot me kërkesë të Kryeministrit të Republikës, Albin Kurti, ku u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë, me theks të veçantë te planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë. Gjatë mbledhjes, u raportua për incidentin e ndodhur më 1 prill, kur zyra e Postës së Kosovës në […] The post Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë, flasin për planet destabilizuese të Serbisë në Kosovë appeared first on Albinfo.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti mbledhje sot me kërkesë të Kryeministrit të Republikës, Albin Kurti, ku u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë, me theks të veçantë te planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë.
Gjatë mbledhjes, u raportua për incidentin e ndodhur më 1 prill, kur zyra e Postës së Kosovës në Zveçan u sulmua me dy granata dore, njëra prej të cilave shpërtheu. Megjithatë, zyra u riparua dhe funksionon normalisht. Po ashtu, u raportua për arrestimin e katër qytetarëve serbë në Gjakovë, përfshirë një toger të policisë dhe një kapiten të ushtrisë serbe, nga të cilëve u konfiskuan armë dhe material të dyshimtë, transmeton albinfo.ch.
Këshilli i Sigurisë gjithashtu theksoi ndërhyrjen e Serbisë në fushatën zgjedhore dhe përpjekjet e saj për të sabotojë themelimin e institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Serbia po përdor kërcënime dhe shantazhe për të nxitur tensione ndëretnike dhe ndërpartiake në Kosovë, duke rrezikuar stabilitetin e vendit. “Gjithashtu, është raportuar për trysninë që Serbia po ushtron ndaj serbëve të Kosovës për pjesëmarrje në tubimin e presidentit Aleksandër Vuçiq në Beograd”, thuhet në njoftim.
Këshilli i Sigurisë falënderoi qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucioneve dhe shtetit të Kosovës.
The post Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë, flasin për planet destabilizuese të Serbisë në Kosovë appeared first on Albinfo.