Kurti me disa kërkesa për Kallasin

Kurti-Kallas: “Hiqni masat, dorëzoni Radoiçiqin” The post Kurti me disa kërkesa për Kallasin appeared first on Albinfo.

Kurti me disa kërkesa për Kallasin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar mbrëmë një darkë pune me Kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, me pjesëmarrjen edhe të Emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në takim u diskutua për situatën politike në Kosovë, dialogun me Serbinë, agjendën e reformave evropiane dhe Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian.

Kurti e ka falënderuar Kallas për lajmin se BE ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, por ka theksuar se këto masa duhet të hiqen plotësisht. Ai ka përsëritur qëndrimin se Kosova meriton të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

 

Sa i përket dialogut, Kurti ka insistuar në zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj, ndërsa ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin në Banjskë, duke theksuar se Millan Radoiçiq, tashmë i akuzuar nga Prokuroria e Kosovës, duhet t’i dorëzohet drejtësisë.

Në takim, ai ka ngritur edhe shqetësimet për shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke kërkuar nga BE veprime konkrete për mbrojtjen e tyre.

Kallas ka zhvilluar takime edhe me liderë të partive tjera politike gjatë qëndrimit në Prishtinë.

The post Kurti me disa kërkesa për Kallasin appeared first on Albinfo.