Kurti me kërkesa në takim me Sørensen: Nënshkrim të marrëveshjes, dorëzim të Radojçiqit, tërheqje të letrës nga Brnabiq
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen në Konferencën e Sigurisë në Munih. Kurti ndër të tjera, Sørensenit i ka folur për raportet me Serbinë, ndërsa ka përsëritur se Beogradi ka shkelur marrëveshjet dhe e ka quajtur absurde që presidenti serb nuk po e dorëzon […] The post Kurti me kërkesa në takim me Sørensen: Nënshkrim të marrëveshjes, dorëzim të Radojçiqit, tërheqje të letrës nga Brnabiq appeared first on Albinfo.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Kurti ndër të tjera, Sørensenit i ka folur për raportet me Serbinë, ndërsa ka përsëritur se Beogradi ka shkelur marrëveshjet dhe e ka quajtur absurde që presidenti serb nuk po e dorëzon Milan Radoiçiqin.
Tutje Kurti i ka thënë Sørensenit se për të ecur përpara, Serbia duhet të nënshkruajë marrëveshjen, ta tërheqë letrën e ish-kryeministres drejtuar Bashkimit Evropian dhe ta dorëzojë Radoiçiqin.
“Sa i përket raporteve me Serbinë, kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit të vitit 2023 dhe aneksit të saj. Në të njëjtën kohë, ai tha se kjo marrëveshje po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja”.
“Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti tha se është absurde që Presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por nuk e dorëzon Radoiçiqin”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.
The post Kurti me kërkesa në takim me Sørensen: Nënshkrim të marrëveshjes, dorëzim të Radojçiqit, tërheqje të letrës nga Brnabiq appeared first on Albinfo.