Kurti për Aganin: Ishte busull mes turbullirave politike të kohës në Kosovë

Welcome to Kosova Today

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar profesorin Fehmi Agani, në 25 vjetorin e vrasjes së tij. Kurti tha se Agani u vra në kohën kur operacionet gjenocidale të forcave policore e ushtarake të Serbisë në Kosovë ishin në kulmin e tyre. “Një polic serb e pikasi Profesor Aganin mes të tjerëve, e ndau […]

Kurti për Aganin: Ishte busull mes turbullirave politike të kohës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar profesorin Fehmi Agani, në 25 vjetorin e vrasjes së tij.

Kurti tha se Agani u vra në kohën kur operacionet gjenocidale të forcave policore e ushtarake të Serbisë në Kosovë ishin në kulmin e tyre.

“Një polic serb e pikasi Profesor Aganin mes të tjerëve, e ndau nga familjarët duke e zbritur nga autobusi dhe bashkë me policë të tjerë e hipën në një veturë të kuqe. Fehmi Agani u ekzekutua atë ditë, në afërsi të Lipjanit nën një urë. Prej atëherë dhe deri sot që u bënë 25 vite, rrethanat e vrasjes së Fehmi Aganit nuk janë sqaruar plotësisht, kurse ekzekutuesit e tij nuk janë nxjerrë para drejtësisë”, tha Kurti.

Ai tha se profesor Fehmi Agani, ishte busull mes turbullirave politike të kohës në Kosovë.

“Fehmi Agani do të kujtohet përherë mes të rënëve të popullit tonë në përpjekjet dhe sakrificat për liri të Kosovës!”, tha shefi i qeverisë Albin Kurti.

Fehmi Agani, u vra më 6 maj 1999-të.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryeministri Kosov Albin Kurti Fehmi Agani Serbis Profesor Aganin Lipjanit Aganit

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryeministri Kosov Albin Kurti Fehmi Agani Serbis Profesor Aganin Lipjanit Aganit

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online