Kurti përkulet te varri i Rugovës, më pas vazhdon homazhet te ai i Demaçit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ai e cilësoi Rugovën një “kontribues të madh për unitetin e popullit dhe ndërkombëtarizimin e Kosovës”. Kurti tha se më pas gjatë ditës do të vazhdojë me homazhe te varri i Adem Demaçit, të cilin e quajti “simbol të rezistencës” dhe

Kurti përkulet te varri i Rugovës, më pas vazhdon homazhet te ai i Demaçit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ai e cilësoi Rugovën një “kontribues të madh për unitetin e popullit dhe ndërkombëtarizimin e Kosovës”.

Kurti tha se më pas gjatë ditës do të vazhdojë me homazhe te varri i Adem Demaçit, të cilin e quajti “simbol të rezistencës” dhe “Mandela i shqiptarisë”.

“Për të vijuar pastaj me kompleksin Adem Jashari dhe varret e familjes Jashari”, tha kryeministri në detyrë.

Para se të bëhej kryeministër, ai nuk kishte shkuar asnjëherë për homazhe te varri i ish-presidentit Rugova.