Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ia lë fajin kabinetit të kryeministrit për mashtrimin e Kurtit nga dy komedianët rusë. Gashi tha se anëtarët e kabinetit të kryeministrit e kanë obligim të verifikojnë palën bashkëbiseduese. “Realisht jo vetëm mashtrimi, i cili duhet të jetë i pafajshëm për institucionin e kryeministrit për faktin se

Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ia lë fajin kabinetit të kryeministrit për mashtrimin e Kurtit nga dy komedianët rusë.

Gashi tha se anëtarët e kabinetit të kryeministrit e kanë obligim të verifikojnë palën bashkëbiseduese.

“Realisht jo vetëm mashtrimi, i cili duhet të jetë i pafajshëm për institucionin e kryeministrit për faktin se ka qenë lehtë e verifikueshëm. Është obligim i kabinetit që të verifikojë palën bashkëbiseduese. Në të njëjtën kohë temat që ai ka ndarë hipotetikisht, ndoshta është mashtruar me presidentin e Letonisë. Problemet e brendshme të cilat i ka ndarë me kryetarin e shtetit dhe realisht duke e ditur pozitën e tij dhe kierarkinë e komunikimit ndërkombëtar, është thirrje e rrejshme”, tha Gashi për RTV21.

Tutje ai shton se Qeveria e Kosovës nga tërheqja e vërejtjes për luftë hibride ka rënë pre e saj.

“Qeveria gjithë kohën përkatësisht zyra e kryeministrit ka sulmuar dhe ka tërheqë vërejtje e luftës hibride dhe ka rënë pre e drejtpërdrejtë e një aktiviteti të tillë”, thekson Gashi.

Ai vlerëson se shkalla e besueshmërisë të komunikimit të institucioneve të Republikës së Kosovës me faktorin ndërkombëtarë është në nivelin më të ulët të mundshëm.

“Niveli i komunikimit dhe mënyra e daljes së këtyre informacioneve duhet të shkojë përmes disa filtrave dhe aktualisht kabineti qeveritar nuk ju përmbahet këtyre standardeve që duhet t’i përmbahet. Kështu që për efekt kanë prodhuar një situatë ku realisht shkalla e besueshmërisë të komunikimit të institucioneve të Republikës së Kosovës me faktorin ndërkombëtar është në nivelin më të ulët të mundshëm. Kështu që nëse vazhdohet me këtë logjikë të komunikimit dështimet edhe më të mëdha do t’i presim në ditët në vijim”, tha Gashi.