Kurti pret në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman

Welcome to Kosova Today

Kryeministri i vendit Albin Kurti, priti sot në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman. Gjatë këtij takimi, Kurti vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme të UNICEF-it në përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin shoqëror dhe falënderoi shefen e zyrës, Zicherman, për punën e saj të rëndësishme gjatë misionit në Kosovë, sidomos në fushën […]

Kurti pret në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman

Kryeministri i vendit Albin Kurti, priti sot në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman.

Gjatë këtij takimi, Kurti vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme të UNICEF-it në përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin shoqëror dhe falënderoi shefen e zyrës, Zicherman, për punën e saj të rëndësishme gjatë misionit në Kosovë, sidomos në fushën e edukimit.

Duke folur për qeverisjen, kryeministri theksoi angazhimin e tij dhe kabinetit të ministrave për shoqëri të barabartë, promovim të të drejtave të njeriut dhe komuniteteve joshumicë, zhvillimi të gjithmbarshëm dhe arsimim cilësor.

Teksa u diskutua për masat dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria, kryeministri përmendi suksesin të platformës “SuperPuna” me punësimin e 10 mijë të rinjve e të rejave të grupmoshës 18-25 vjeçare, e cila nga shkurti i këtij viti është zgjeruar edhe për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç.

Si një element kyç në realizimin e prioriteteve të Qeverisë dhe projekteve të përbashkëta u konsiderua edhe bashkëpunimi i mirë ndërmjet ministrive dhe UNICEF-it.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryeministri Albin Kurti UNICEF Kosov Zicherman Teksa Qeveria SuperPuna Qeveris

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryeministri Albin Kurti UNICEF Kosov Zicherman Teksa Qeveria SuperPuna Qeveris

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online