Kurti priti në takim Koordinatoren e OKB-së në Kosovë, Arnhild Spence, diskutuan mbi rëndësinë e drejtësisë për vik*timat e dhu*nës seksuale gjatë luf*tës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, me të cilën diskutoi mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve qeveritare dhe agjencive të OKB-së. Kryeministri vlerësoi kontributin e OKB-së në zhvillimin e vendit dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj parimit që askënd mos ta

Kurti priti në takim Koordinatoren e OKB-së në Kosovë, Arnhild Spence, diskutuan mbi rëndësinë e drejtësisë për vik*timat e dhu*nës seksuale gjatë luf*tës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, me të cilën diskutoi mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve qeveritare dhe agjencive të OKB-së.

Kryeministri vlerësoi kontributin e OKB-së në zhvillimin e vendit dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj parimit që askënd mos ta lëmë prapa, duke vendosur drejtësinë sociale në qendër të politikave shtetërore.

Në takim u diskutua edhe mbi rëndësinë e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar domosdoshmërinë e trajtimit të kësaj çështjeje si krim lufte dhe detyrimin për të garantuar mbështetje të vazhdueshme institucionale për të mbijetuarat. Po ashtu, u trajtua çështja e verifikimit të diplomave, ku Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për zgjatjen e mandatit të Komisionit për këtë proces të rëndësishëm, duke siguruar që çdo qytetar të ketë mundësinë e barabartë për të ushtruar të drejtat e tij akademike dhe profesionale.

Diskutuan gjithashtu mbi rëndësinë e digjitalizimit për rritjen e transparencës dhe efikasitetit në administratën publike në çdo cep të vendit, një prioritet i Qeverisë së Kosovës në rrugën e modernizimit të institucioneve shtetërore. Qeveria e Kosovës ka mundësuar mekanizma ligjorë për bashkëpunimin e rregulluar dhe efektiv me agjencitë e OKB-së në vend, duke thelluar partneritetin në fusha me rëndësi strategjike për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.