Kurti: Puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet
Kurti: Fitore e padiskutueshme The post Kurti: Puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet appeared first on Albinfo.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje si fituese të padiskutueshme, përcjell albinfo.ch.
Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se qytetarët ia kanë besuar Vetëvendosjes mandatin e ri. Ai ka thënë se “do të kujdesen që të ruhet çdo votë”.
“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep. Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës. Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet. Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kur janë numëruar votat e rregullta në 99.57 % të vendvotimeve kryeson Vetëvendosje me 40.86 për qind pasuar nga PDK-ja me 22.04 për qind.
The post Kurti: Puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet appeared first on Albinfo.