Kurti: Rudolf Scharping bëri shumë për Kosovën

Kurti: Rudolf Scharping bëri shumë për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takimi të përzemërt ish-ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Rudolf Scharping, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij historik gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Përmes një deklarate, Kryeministri Kurti vlerësoi lart përkushtimin e Scharping në denoncimin e krimeve të regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe mbështetjen e tij vendimtare për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s.
“Denoncimi i planit ‘Patkoi’, sikurse i vrasjeve, masakrave, spastrimit etnik dhe gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve, si dhe këmbëngulësia e tij për ndërhyrjen e NATO-s, janë qëndrime që e vendosin Rudolf Scharping në anën e drejtë të historisë përgjithmonë,” deklaroi Kurti.
Kreu i qeverisë shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për rolin e tij në kohërat më të vështira, duke veçuar edhe veprën e tij dokumentuese. Në librin e tij me kujtime “Wir dürfen nicht wegsehen: Der Kosovo-Krieg und Europa” (Ne nuk ausojmë të shikojmë mënjanë: Lufta e Kosovës dhe Evropa), Scharping ka dokumentuar me detaje vuajtjet e shqiptarëve dhe krimet e Serbisë.
Gjatë takimit, Kurti dhe Scharping potencuan rëndësinë e ruajtjes së memories historike dhe të partneritetit të fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.