Haxhiu flet për marrëveshjen Kurti–Abdixhiku

Haxhiu flet për marrëveshjen Kurti–Abdixhiku

Deputetja Vetëvendosjes Albulena Haxhiu është shprehur optimiste se do të arrihet një marrëveshje për konstituimin e Kuvendit, mes VV-së dhe LDK-së, gjatë javës se ardhshme.

Haxhiu: Jam optimiste që do të kemi rezultate pozitive

“Jam optimiste që do të kemi rezultate pozitive dhe presim që kjo të konfirmohet nga Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht nga kryetari i Vetëvendosjes, kryeministri Albin Kurti dhe në anën tjetër kryetari i LDK-së, zoti Lumir Abdixhiku”, tha Haxhiu.

Këto komente ajo i bëri gjatë homazheve sot te Memoriali i Personave të Zhdukur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë.

U.D presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu u shpreh gjithashtu se është e rëndësishme që kjo marrëveshje të përmbyllet sa më shpejtë dhe të ecin përpara.

Haxhiu: Uroj që marrëveshja të përmbyllet sa më parë

“Uroj që marrëveshja të përmbyllet sa më parë, për shkak se është shumë e rëndësishme që të ecin përpara, duke pasur parasysh përgjegjësinë që kemi, reformat që duhet të vazhdojnë, por edhe obligimet që kemi, sidomos në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës, në NATO, por edhe në shumë mekanizma të tjerë. Prandaj, le të shpresojmë që kjo javë që po vjen të jetë vendimtare për për procesin e ardhshëm”, tha ajo.

Ndryshe, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, edhe mbrëmë është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Pas takimit për presidentin, Kurti la të nënkuptohej se akoma s’ka marrëveshje për emrin konsensual.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.