Kurti shpreh ngushëllime për familjarët e tre fëmijëve të vde’kur në Jabllanicë
Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për familjarët e tre fëmijëve të vdekur në Jabllanicë. Kurti njoftoi se njëi nga tre viktimat është djali i një zyrtari policor kufitar. “Ti shprehim ngushëllimet tona të përbashkëta e më të sinqerta tri familjeve në Dukagjin që i humbën fëmijët tre fëmijët e tyre të moshës

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për familjarët e tre fëmijëve të vdekur në Jabllanicë.
Kurti njoftoi se njëi nga tre viktimat është djali i një zyrtari policor kufitar.
“Ti shprehim ngushëllimet tona të përbashkëta e më të sinqerta tri familjeve në Dukagjin që i humbën fëmijët tre fëmijët e tyre të moshës 14 dhe 15 vjecare në Jabllanicë. Familjes Mehmeti, Rama edhe Morina. Njëri prej këtyre fëmijëve që ka gjetur vdekjen me rastin e shembjes së një objekti të vjetër, është djali i një polici tonë kufitar. Me këtë rast kjo vdekje e trefishtë pa dyshim që ka pikëlluar mbarë popullin tonë na ka trishtuar të gjithëve, por besojmë se familjet do gjejnë forcën do e kenë qeverinë tonë pranë tyre, në mënyrë që ta përballojnë këtë mort, e tre djelmoshat u prefshin në paqe”