Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Ai përshkroi tmerret e përjetuara nga viktimat në këtë kamp, ku rreth 1.1 milion njerëz u vranë ose vdiqën nga kushtet çnjerëzore. Kurti rikujtoi edhe kontekstin historik, duke përmendur Ligjet e Nurembergut dhe Natën e Kristaleve, që çuan deri te “zgjidhja përfundimtare”. “Këto vrasje

Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Ai përshkroi tmerret e përjetuara nga viktimat në këtë kamp, ku rreth 1.1 milion njerëz u vranë ose vdiqën nga kushtet çnjerëzore.

Kurti rikujtoi edhe kontekstin historik, duke përmendur Ligjet e Nurembergut dhe Natën e Kristaleve, që çuan deri te “zgjidhja përfundimtare”. “Këto vrasje masive, që synonin shfarosjen totale të hebrenjve, u njohën me emërtimin ‘Holokaust’ dhe gjithashtu u bënë shkak që të konceptohej termi ‘gjenocid’,” tha ai.

Kryeministri theksoi se shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë.

“Pas Luftës së Dytë Botërore, numri i hebrenjve në Shqipëri ishte rreth 10 herë më i madh se sa para luftës. Dhjetëra shqiptarëve dhe familjeve shqiptare u është njohur titulli ‘Fisnikë mes kombesh’ për kontributin e tyre,” shkroi ai.

“Si një komb që i ka mbrojtur dhe shpëtuar hebrenjtë dhe si një popull që ka qenë viktimë e akteve gjenocidale, shqiptarët janë mes atyre kombeve që thonë ‘Kurrë më’, duke u bashkuar në këtë përkujtim,” përfundoi Kurti, duke nderuar viktimat e Holokaustit.

This year’s International Holocaust Remembrance Day falls on the 80th anniversary of the liberation of the Auschwitz concentration camp on January 27, 1945. Today I join the approximately 1,000 remaining survivors, the families of the victims, and other world leaders in…

— Albin Kurti (@albinkurti) January 27, 2025