Kurti s’i ndal sul*met ndaj Prokurorisë: Janë të njëanshëm e pasivë, më shumë luf*tojnë qeverinë se kri*min
Kryeministri Albin Kurti, ka vazhduar sulmet e tij ndaj prokurorisë, duke e cilësuar këtë të fundit si ‘‘të njëanshme’’ dhe ‘‘pasive’’ Kurti në akuzat e tij ndaj prokurorisë ka deklaruar se e njëjta me shumë e lufton qeverinë se sa krimin e korrupsionin. ‘‘Pa dyshim që në Kosovë ne e kemi ndal krimin dhe korrupsionin
Kryeministri Albin Kurti, ka vazhduar sulmet e tij ndaj prokurorisë, duke e cilësuar këtë të fundit si ‘‘të njëanshme’’ dhe ‘‘pasive’’
Kurti në akuzat e tij ndaj prokurorisë ka deklaruar se e njëjta me shumë e lufton qeverinë se sa krimin e korrupsionin.
‘‘Pa dyshim që në Kosovë ne e kemi ndal krimin dhe korrupsionin në institucione. Ata të cilët kanë zhvatur, plaçkitur, vjedhur i kanë humbur pozitat kryesore politike dhe institucionale. Por ajo çfarë s’ka ndodhur ende është që kapitali i vjedhur nuk është kthyer në shtet, por ndodhet ende në duart e plaçkitësve, vjedhësve. E për këtë nevojitet Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Kryeministri ka pushtet, por nuk e ka edhe pushtetin e gjyqësorit dhe prokurorit. Unë nuk jam edhe gjyqtar edhe prokuror, ka mundësi që shumë qytetarë me kanë votuar edhe asisoj, kanë thënë: Ky sjell drejtësi. Mirëpo Kosova është Republikë demokratike, pushtetet janë të ndara. Na i kemi 400 gjyqtarë dhe 200 prokurorë, me këtë prokurori pasive dhe të njëanshme, që shumë më tepër e lufton qeverinë se sa krimin dhe korrupsionin, natyrisht që qytetarët janë zë zhgënjyer. Mirëpo ndryshimet bëhen nëpërmjet parlamentit. Por unë jam optimist që tash po fillon një epokë e re për të mirë edhe në këtë aspekt’’, ka thënë ai ndër tjerash.