Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë appeare Kryeministri Albin Kurti po qëndron për vizitë në Gjermani, ku mbrëmë mori pjesë në në panairin “Hannover Messe 2024”. Kurti, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, dje në orët e mbrëmjes takoi pjesëtarë të mërgatës atje, me të cilët bisedoi për përfshirjen e tyre në shoqërinë e Kosovës, pjesëmarrjen në regjistrimin […] The post Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë appeared first on INA ONLINE.

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

The post d first on INA ONLINE.Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë appeare

Kryeministri Albin Kurti po qëndron për vizitë në Gjermani, ku mbrëmë mori pjesë në në panairin “Hannover Messe 2024”.

Kurti, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, dje në orët e mbrëmjes takoi pjesëtarë të mërgatës atje, me të cilët bisedoi për përfshirjen e tyre në shoqërinë e Kosovës, pjesëmarrjen në regjistrimin e popullsisë, zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti dhe tema tjera me interes.

Sipas njoftimit për media thuhet se Kurti i njoftoi ata për zhvillimet e fundit në vend, dhe me rezultatet e qeverisjes tash më shumë se tri vjet, dhe me politikat sociale dhe zhvillimore të qeverisë, përfshirë ato të punësimit të të rinjve dhe ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës frymëzuar nga modelet e arsimit dual që i gjejmë pikërisht në Gjermani, Zvicër e Austri.

“Duke marrë parasysh progresin që vendi ka shënuar në indikatorët demokratikë dhe ekonomikë dhe duke marrë shkas pjesëmarrjen në panairin “Hannover Messe 2024”, kryeministri i ftoi edhe inkurajoi mërgatën që të investojnë në Kosovë. Atyre që kanë biznese në Gjermani u bëri thirrje që të hapin degë në Kosovë, ku ju ofrohen kushte të favorshme për investime”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim theksohet se në kohën kur po zhvillohet procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kryeministri përfitoi nga rasti për t’ua rikujtuar dhe për t’i ftuar mërgatën që të regjistrohen nëpërmjet platformës online deri më 17 maj.

Ai theksoi se ky proces na mundëson që të dimë se sa e kemi diasporën dhe është përcaktues për politikat zhvillimore të dekadës së ardhshme.

“Ndërkaq sa i përket zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit, kryeministri porositi të gjithë ata që janë qytetarët të shteteve të Bashkimit Evropian të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë dhe të jenë pjesëmarrës në proceset demokratike të vendeve tyre dhe të kontinentit evropian.

Kryeministri Kurti falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mikpritjen e ngrohtë në Hanover, për interesimin e tyre aktiv për zhvillimet në vendin e tyre dhe për kontributin e vazhdueshëm dhe punën e madhe që gjithsecili pjesëtarë i mërgatës e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë ndër vite, pa ndërprerë, për Kosovën”, thuhet në fund të njoftimit për media.

 

The post Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë appeared first on INA ONLINE.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
ONLINE Kurti Gjermani Regjistrohuni Kosov Kryeministri Albin Hannover Messe Faruk Ajeti Sipas Austri Atyre Tutje Bashkimit Evropian Hanover

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
ONLINE Kurti Gjermani Regjistrohuni Kosov Kryeministri Albin Hannover Messe Faruk Ajeti Sipas Austri Atyre Tutje Bashkimit Evropian Hanover

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online