Kurti: Takimet me LDK-në nuk janë më lajm, marrëveshja politike do të jetë lajmi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk përbëjnë më lajm, ndërsa ka thënë se vëmendja duhet të jetë te një eventual marrëveshje politike mes partive.
“Takimet me LDK-në nuk janë më lajm. Kur të kemi marrëveshje politike, atëherë do të keni material për lajme”, ka deklaruar Kurti.
Deklarata e tij vjen në kohën kur po zhvillohen kontakte mes dy subjekteve politike, ndërsa mbetet e paqartë nëse këto bisedime do të çojnë në një dakordim për bashkëpunim institucional.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



