Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, nga vëllai i tij, i dyshuari Albert Sylaj, me sëpatë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Kërkesa e Prokurorisë është aprovuar nga gjyqtarja e Procedurës Paraprake, Selvije Morina Zejnaj, e cila ka vendosur që paraburgimi të zgjasë nga 25 tetori, në orën 20:00, deri më 24 nëntor 2026, në orën 20:00.

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve nga pranimi i tij. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit përmes Gjykatës Themelore në Pejë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.