Trumpi thotë se do ta quajë Oqeanin Atlantik “Oqeani Amerikan”

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është referuar të hënën gjatë një tubimi elektoral për zgjedhjet e mesmandatit, siç ka thënë, nevojës për një lumë dhe një oqean që t’i shoqërojnë gjirin dhe liqenin që ai ua ndryshoi emrin.
Duke folur në Missisippi, Trumpi ka thënë se po mendon ta quajë Oqeanin Atlantik “Oqeani Amerikan” dhe shton më pas se “Evropa do të jetë e emocionuar”.
“Pra, kemi një liqen. Mendojeni pak. Kemi një liqen dhe kemi një gji. Tani na duhet një lumë dhe një oqean. Pra, po mendoj për Oqeanin Atlantik. E quajmë Oqeanin Amerikan. Mendoj se Evropa do të jetë e emocionuar”, ka deklaruar Trumpi.
Zgjedhjet e mesmandatit mbahen më 3 nëntor, dhe do të përcaktojnë nëse republikanët do të vazhdojnë ta ruajnë kontrollin e Kongresit.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



