Kurti takohet me Sobelin, flasin për marrëdhëniet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar nga radhët e Partisë Laburiste, Alex Sobel, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, njoftojnë nga kryeministria. Tutje theksohet

Kurti takohet me Sobelin, flasin për marrëdhëniet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar nga radhët e Partisë Laburiste, Alex Sobel, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, njoftojnë nga kryeministria.

Tutje theksohet se dyshja doli edhe për rëndësinë dhe mesazhet e vizitës së Sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, në vendin tonë në fillim të këtij muaji.

Kurti e njoftoi Sobelin me rezultatet e qeverisjes katërvjeçare, veçanërisht në ekonomi, punësim dhe fushat sociale, përkundër krizave globale të njëpasnjëshme dhe e falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës, thuhet në kumtesën për media.