Kurti thirrje bashkatdhetarëve në Gjermani: Korrigjoni dokumentet

Kosovarët në Gjermani nuk regjistrohen më si shtetas serb, Kurti thirrje bashkatdhetarëve: Korrigjoni dokumentet The post Kurti thirrje bashkatdhetarëve në Gjermani: Korrigjoni dokumentet appeared first on Albinfo.

Kurti thirrje bashkatdhetarëve në Gjermani: Korrigjoni dokumentet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka mirëpritur lajmin që kosovarët në Gjermani që nga sot e tutje, do të regjistrohen vetëm si shtetas të Kosovës, e jo të Serbisë, përcjell albinfo.ch.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka falënderuar shtetin gjerman ndërsa u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve atje që t’i korrigjojnë dokumentet e shtetësisë, shkruan Arbresh.info.

“Pas më shumë se 17 vjet, është arritur zgjidhja me autoritetet përkatëse gjermane lidhur me regjistrimet e shtetasve të Kosovës.

Shumë prej jush jeni detyruar padrejtësisht të regjistroheni si shtetas të Serbisë në dokumentacionin gjerman, një gjë që nga sot nuk do të përsëritet më. Dua të shpreh mirënjohjen e thellë për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila ka punuar me përkushtim për të negociuar dhe siguruar këtë ndryshim të rëndësishëm e të nevojshëm’, tha Kurti.

“Fal angazhimit, është miratuar një udhëzim që të gjithë qytetarët e Kosovës të regjistrohen vetëm si shtetas të Republikës së Kosovës. Ky ndryshim ka hyrë në fuqi në të gjitha lëndët gjermane. Ju bëjmë thirrje bashkatdhetarëve që të verifikoni dhe korrigjoni regjistrimin e shtetësisë në dokumentet tuaja”, tha tutje Kurti.

The post Kurti thirrje bashkatdhetarëve në Gjermani: Korrigjoni dokumentet appeared first on Albinfo.