Kurti uron Hamzën, thotë se do të vazhdojë angazhimin për bashkëpunim korrekt

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka uruar kryeartin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamsa, për zgjedhjen në krye të partisë. Në urimin e tij Kurti ka theksuar thënë se ai do të vazhdojë angazhimin për bashkëpunim korrekt. Kurti në urimin e tij ka vlerësuar se bashkëpunimi

Kurti uron Hamzën, thotë se do të vazhdojë angazhimin për bashkëpunim korrekt

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka uruar kryeartin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamsa, për zgjedhjen në krye të partisë.

Në urimin e tij Kurti ka theksuar thënë se ai do të vazhdojë angazhimin për bashkëpunim korrekt.

Kurti në urimin e tij ka vlerësuar se bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, siç ka thënë, çdo herë në të mirë të interesit publik, “janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë.

“I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë. Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës”, ka shkruar Kurti.